Policia e Athinës ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, teksa po tentonte të përdhunonte një vajzë të vogël 11 vjeçe.

Sipas policisë greke,vajza ndodhej në park në pritje të shoqeve të saj, kur i është afruar shqiptari. Ai e ftoi të miturën për një pije freskuese, e më pas e tërhoqi në një zonë të izoluar të parkut ku dhe tentoi ta përdhunonte.

Vogëlushja është tmerruar dhe kanë qenë thirrjet e saj për ndihmë që çuan një kalimtar të rastësishëm të njoftonte policinë.

40-vjeçari u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe gjatë deklarimeve në polici, pranoi se ka familje dhe madje është baba i një fëmije të mitur.

Shqiptari u dërgua në Gjykatën e Athinës se cila vendosi ta lërë në burg nën akuzën e tentativës së përdhunimit, ndërsa vogëlushja u dërgua në spital.