Greqi, 21 qershor 2014 –  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në shtetin fqinjë, Greqi. Mediat greke raportojnë se një emigrant shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Gjithçka mësohet të ketë ndodhur pas një sherri mes tyre.

Burri shqiptar pas krimit të rëndë brenda familjes ka zgjedhur të vetëdorëzohet në polici. Autoritetet greke ende nuk kanë zbardhur identitetin e viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Ndërkohë që bëhet me dije se polica po heton për zbardhen e shkaqeve që çuan në këtë krim të rëndë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/