Një shqiptar 31 vjeç është autor i vrasjes së një vajze 25 vjeçe në Londër.

Sipas medieve vendase, i akuzuari është Arben Rexha, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Po sipas të njëjtave media, vrasja ka ndodhur dy ditë më parë, më 31 janar, në rrugën “Graham” në zonën Islington të Londrës, ku shqiptari ka therur me thikë Elidona Demirajn, po ashtu shqiptare.

Mendohet që viktima, prej dy muajsh jetonte në zonën ku ndodhi ngjarja. Mediet britanike nuk japin detaje të tjera rreth krimit të rëndë, ndërkohë që rrethanat mbeten ende të paqarta.

S.L.