Itali, 7 maj 2014 – 22 vjeçari shqiptar Adriatik Kalemaj është përfshirë natën e 31 marsit të vitit 2012 në një sherr të përgjakshëm me një italian. Ngjarja është regjistruar në klubin e natës “Konti i Montekristos” të qytezës së Butrios, në provincën e Udines. Kalemaj përdori një nagace (sëpatë të vogël) për të plagosur rëndë një italian.
Gjykata e dënoi mallakastriotin Kalemaj me 54 muaj burg për akuzat e plagosjes së rëndë dhe për mbajtje arme të ftohtë. Vazhdon gjykimi për të njëjtën çështje, me akuzën dëmtim prone edhe për shqiptarin Sotir Progri, 28 vjeç, për 27 vjeçarin Arton Thaçin, nga Kosova si edhe për shtetasen çeke Petra Hermankova, 23 vjeçe, e cila është e dashura e Adriatikut (ne foton poshtë).
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





