Zvicër, 4 gusht 2014 – Një shqiptar 27 vjeçar (ne foton kryesore) dhe një rumun 43 vjeçar (ne foton poshte) u arratisën nga burgu zviceran i Arlesheimit në Kantonin e Bazelit. Shqiptari ishte në këtë burg që nga qershori i 2014 i akuzuar për krime kundra pronës (vjedhje me thyerje).

Burgu nuk është i sigurisë së lartë, por është rikonstruktuar pak kohë më parë dhe konsiderohet si burg me siguri normale dhe kushte jetese model për të burgosurit (ne foton poshte).

Për shkak të sekretit hetimor nuk jepen hollësi për mënyrën e arratisjes. Autoritetet zvicerane kanë bërë publike vetëm fotot e të arratisurve duke shpresuar në bashkëpunimin e publikut me policinë për kapjen sa më shpejt të të dy të arratisurve.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/