Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali pasi thehu masën e arrestit shtëpiak.

Arrestimi i tij u bë në Liguria, raportojnë mediat italiane.

Agjentët e policisë shkuan në banesën ku jetonte shqiptari për ta kontrolluar por nuk gjetën askënd.

Ata pritën jashtë të fshehur, ndërsa vetëm pas një ore shqiptari u kthye në shoqërinë e partneres së tij dhe miqve të tjerë, të gjithë të dehur, duke përfunduar edhe në pranga.