Policia italiane ka bërë të ditur dëshminë e shqiptarit 49-vjecar Kujtim Hasanaj,  i cili ka pranuar se ka vrarë gruan e tij Elena Seprodi, 48-vjec, nga Rumanina. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij përpara efektiveve të policisë shqiptari është shfaqur shumë konfuz por edhe pse u ndihmua nga avokati i tij, Angelica Gabriele nuk ka mundur dot të shpjegonte motivin e vrasjes.

I pyetur nga prokurori, ku policia e ka gjetur me një  thikë të përgjakshme në dorë gjatë momenti të arrestimit është shprehur se: ‘Kjo është gruaja ime, e vrava unë”, ka thënë ai për policinë në Casale Monferrato.

Të martën në mëngjes, pritet të dalë autopsia e turpit të viktimës, ndërsa të hënën është seanca për të akuzuarin pranë gjykatës së Vercellit. Të dy, kishin një djalë 24-vjeçar, dhe çifti ishte ndarë tre vjet më parë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policisë pas të bërtiturave të gruas. Ndërsa shqiptari pretendohet të jetë bërë xheloz, pasi ish-gruaja e tij po u shoqërohej me dike tjetër.