Një 54-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij në një dhomë paraburgimi në shtetin grek.

Mësohet se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhej në paraburgim jo për ndonjë krim por sepse do të depërtohej për në Shqipëri pasi qëndronte ilegalisht në Greqi.

Ai është gjetur i varur me batanijen e burgut, me të cilën është lidhur dhe pastaj e kishte nxjerrë jashtë qelisë përmes hekurave, në stacionin e policisë në Kissammos.