Itali, 27 prill 2014 – Dritan Demiraj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e ish të dashurës se tij, Lidia Nusdorfi dhe 30-vjeçarit italian, Silvio Mannina, mund të ketë vrarë edhe kushëririn e tij.
Mediat në Itali shkruajnë se hetuesit e çështjes dyshojnë se Demiraj mund të ketë vrarë edhe një kushëri të tij, pasi kishte zbuluar se ai kishte patur marrëdhënie intime me të dashurën e tij, gjatë qëndrimit për pushime në Shqipëri
Për këtë, Prokuroria e Riminit është duke përgatitur një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare, që do t’i adresohet veçanërisht Shqipërisë, për të vërtetuar nëse ai është gjallë ose jo. Gjatë dëshmisë, Demiraj ka pranuar se kishte tentuar ta vriste kushëririn e tij, verën e kaluar në Shqipëri.
Ndërkaq, Monica Sanchi, një kameriere me të cilën Demiraj ka punuar, dhe mendohet të këtë patur edhe një raport, është nën hetim, pasi dyshohet se ka ndihmuar shqiptarin gjatë krimit.
Pak ditë më parë, mediat italiane zbardhën rrëfimin e Dritan Demirajt. 29-vjeçari ka pranuar se ka vrarë ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj, Silvio Mannina. Dritan Demiraj nuk e ka pranuar ndarjen nga e dashura, duke kryer krimin si hakmarrje. Ai është arrestuar nga policia italiane më 3 mars 2014.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





