(Në foto, viktima Ermal Abdushi)
Jasin Sulo, 30-vjeçari shqiptar që vrau me plumb në gojë bashkatdhetarin e tij Ermal Abdushin, ka pranuar përpara hetuesve se ka qenë ai që e ka qëlluar.
Ndërkohë karabinierët kanë arrestuar edhe një tjetër person, i cili dyshohet si pjesëmarrës në vrasjen e të riut shqiptar, të cilit gjatë arrestimit iu gjet dhe drogë me vete. Ndërsa një person i tretë po ndiqet në gjendje të lirë, pasi prokuroria e akuzon se ka pastruar gjurmët në banesën ku ndodhi vrasja.
Ermal Abdushi, 26 vjeç, u la përpara spitalit të Tradates mbrëmjen e 30 dhjetorit nga disa bashkatdhetarë të tij në gjendje të rëndë, e më pas nuk arriti të mbijetonte, si pasojë e humbjes së gjakut. Abdushi u qëllua me një plumb në gojë. Hetuesit dyshojnë se ai është vrarë në një banesë në zonën e Lokate Varesinos, ku dhe u gjetën gjurmë gjaku.
Policia thotë se motivi i vrasjes nuk është ende i qartë.