28 nëntor 2015 – Një bukëpjekës shqiptar 43-vjeçar, ka vrarë dy net më parë një kontabilist italian 32 vjeç, për një motiv banal, për shkak të muzikës së lartë.

Vrasja ka ndodhur në rrugën Volsci në Velletri, në ndërtesën ku jetonin së bashku të dy protagonistët. Historia filloi menjëherë pas mesnatës, kur në studion e kontabilistit italian Francesco Maria Pennacchi, po zhvillohej një party. Zhurma e festës e shqetësoi së tepërmi shqiptarin, gruan dhe vajzën me të cilat jetonte prej disa vitesh në këtë zonë.

                                                                                                                                                                              (Në foto, italiani i vrarë)

Duke iu referuar medieve italiane, bukëpjekësi shqiptar, që punon në një nga furrat më të mëdha në Velletri, shkoi në zyrën e kontabilistit për t’iu ankuar për zhurmën shurdhuese. Pasi diskutuan, shqiptari kthehet në apartamentin e tij, merr një thikë dhe shkon e qëllon në bark. Nga plagët e marra, italiani ndërron jetë menjëherë.

Karabinierët arrestuan shqiptarin, i cili nuk bëri rezistencë dhe madje e pranoi krimin.

/S.L. portali DurresLajm/