Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur këtë të diel në Piacenza të Italisë, ku një shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten në sy të djalit.

Mediat italiane shkuajnë se krimi ka ndodhur në apartamentin ku jetonte familja me origjinë shqiptare në Viale Dante, afër qendrës historike të qytetit.

Gjithçka ndodhi në kuzhinën e familjes, para syve të djalit të tyre 17-vjeçar, i cili më pas telefonoi policinë dhe është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij.

Media italiane nuk e jep të plotë identitetin e çiftit shqiptar, por saktëson se burri ishte i moshës 57-vjeçare ndërsa gruaja 52-vjeçe.

Mësohet se marrëdhënia e çiftit është përkeqësuar ndjeshëm me kalimin e kohës deri në vrasjen e gruas me tri goditje me thikë në qafë.