Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selanik të Greqisë, ku një burrë me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë gruan e tij, ndërkohë që ka plagosur edhe djalin 29 vjeçar. Mediat greke raportojnë se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, në Angjelohor të Selanikut.
Çifti (burri 46 vjeç dhe gruaja 60 vjeçe) ka pasur një debat të ashpër dhe kur burri ka tentuar të sulmojë gruan me thikë, djali ka tentuar ta ndalojë. Sipas informacioneve bëhet me dije se në tentativën e saj për të shpëtuar fëmijën e saj, nëna u godit me thikë për vdekje, ndërsa nga ngjarja e përgjakshme mbeti i plagosur edhe djali i tyre. Pas këtij krimi, autori është vetëdorëzuar në polici dhe është arrestuar.