Shqiptari vret me thikë gruan greke, merr një nga fëmijët dhe largohet pa gjurmë menjëherë pas krimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 19:00 në fshatin Ormilia të Halkidikisë, raportojnë mediet greke.
Shqiptari i moshës rreth 34 vjeç, ka vrarë me thikë në kuzhinë bashkëshorten greke, rreth 42 vjeçe, e cila ka pasur disa shenja thike në trup.
Sipas policisë greke, autori ka marrë vetëm një nga fëmijët dhe është larguar me taksi, dhe dyshohet se ai mund të ndihmohet nga persona të njohur dhe të kalojë kufirin drejt Shqipërisë.