26 qershor 2015 – Një shqiptar 46 vjeç nga Saranda, është vrarë nga ish-kunati i tij grek në Ishullin Kos.
Mediet greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur dje, kur viktima Leandro Lapa është qëlluar me armë dhe ka humbur jetën në spitalin e Athinës.
Sipas policisë greke, autori i vrasjes është 57-vjeçari grek me inicialet T.A. Greku, babai i tre fëmijëve nga dy martesat e tij, ishte ndarë nga motra e shqiptarit Lapa dhe kërkonte të lidhej sërish. Ai ka marrë pushkën e gjahut dhe rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm, në gjendje të dehur, shkoi në shtëpinë e shqiptarit. Fillimisht qëlloi mbi derën e shtëpisë duke e thyer, dhe më pas hyri brenda duke qëlluar në gjoks 46-vjeçarin Lapa.
Autori i krimit u arratis menjëherë pas krimit, por u arrestua pak orë më vonë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/