Policia portuale në Igumenicë, Greqi, ka arrestuar një shqiptar të moshës 32-vjeçare, i cili po tentonte të transportonte me makinën e tij një sasi të madhe marijuane.

Policia e ka pikasur drogën falë qenit të policisë, i cili ka nuhatur lëndën narkotike.

Me nisjen e inspektimit, droga është gjetur e fshehur në krahët e sediljeve, e fshehur poshtë mbulesës së dyerve të makinës. 

Në total, policia ka nxjerrë jo pak, por 30 pako me marijuanë me një peshë totale prej rreth 23 kilogramësh e 450 gramë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, po tentonte që të shkonte me traget drejt Italisë për të shitur drogën.