Autoritetet amerikane i kanë kthyer paratë shqiptarit Rustem Kazazit, të cilat ia kishte sekuestruar dogana amerikane. Kursimet e jetës prej 58 mijë Dollarë, ia kishin sekuestruar në aeroport autoritetet doganore amerikane në Tetor të vitit 2017. 64-vjeçari, i cili jeton që prej vitit 2005 në Shtetet e Bashkuara, po kthehej në Shqipëri për të blerë shtëpi në vendin e tij të lindjes.

Edhe pse u vërtetua që paratë i kishte përfituar nga puna e ligjshme, 58 mijë dollarët nuk iu kthyen. Rustem Kazazi paditi autoritetet amerikane dhe ditën e mërkurë iu kthyen kursimet e jetës.

Por, tani ai thotë se gjërat nuk janë më njësoj. Dogana do t’i kthejë 57.230 dollarë dhe jo shumën e plotë prej 58 mijë dollarësh.

“Nuk kishim bërë asgjë të gabuar, ajo që ndodhi ishte e rëndë.  Gjërat tani nuk janë më njësoj”, thotë Eraldi, djali i Rustemit.

Ëndrra e familjes Kazazi u la përgjysmë. Rustemi do të kthehej në Shqipëri për të shitur shtëpinë e vjetër dhe për të blerë në apartament të ri.