Një 51-vjeçare shqiptare e identifikuar si Albana Bega ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Itali, pasi u godit nga një automjet teksa po ecte me biçikletë. Lajmi është bërë I ditur nga mediat italiane.

Aksidenti ndodhi pak metra larg shtëpisë së saj. Bega u dërgua në spital por nuk mund t’u mbijetonte dot plagëve që kishte marrë.

Bega bashkë me të shoqin Luan Bajraktari ishin vendosur në Itali prej 20 vitesh, ndërsa nga martesa e tyre kishin edhe një djalë.

Tragjedia brenda familjes bëhet akoma më e rëndë edhe nga fakti se 10 ditë më parë Bega kishte humbur të atin.