13 nëntor 2015 – Futbollistja shqiptare nga Istogu që luan për ekipin francez PSG dhe kombëtaren gjermane, Fatmire Alushi (Bajramaj) nuk luan prej muajsh e megjithatë është krenare pasi ka arritur të përjetojë momentin më të shënuar në jetën e saj, lindjen e djalit të cilin do ta quajnë Arian.

Fatmirja është një lojtare shumë e sukseshme duke arritur të fitojë Ligën e Kampioneve dhe Kupën UEFA me ekipet gjermane Duisburg dhe Turbine Potsdam, Kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë, Kupen e Botës 2007 me Gjermaninë dhe dy herë Kampionatin Europian, si dhe është shpallur lojtarja e vitit në Gjermani dhe e treta e botës në garën për Topin e Artë 2010. Ajo është e martuar me futbollistin Enis Alushi nga Mitrovica, pjesëtar i klubit gjerman FC St. Pauli dhe i përfaqësueses së Kosovës.

/portali DurresLajm/