“Në adoleshencë kam jetuar aftësinë e kufizuar fizike si një deficit, por më pas zbulova sportin. Këtu garojmë të gjithë të barabartë e janë vetëm aftësitë tuaja që të vlerësojnë”.
Me këto fjalë ajo ka arritur të motivojë jo vetëm veten e saj por edhe shume persona të tjerë. Arjola Dedaj, shqiptare e Italisë, gjithashtu kampione e botës në lojërat paralimpike të Londrës në vitin 2017, në disiplinën kërcim së gjati e mbajtëse e 5 medaljeve europiane.
Momentalisht ajo ndodhet në Poloni ku në datat 1 – 5 qershor 2021 do të garoj për Kampionatin paralimpik euopian të atletikës së lehtë në ekipin kombëtar të atletëve italianë. Pra një shqiptare e cila do të udhëheqë Italinë në lojrat oplimpike, dhe më krenarë se kaq nuk mund të ishim ndryshe.
Italia u bë për Arjola Dedaj, atdheu i dytë e mundësia e një jete pa paragjykime fizike.
Në moshën 17 vjeçare, së bashku me familjen ajo ka emigruar drejt Italisë me gomone, siç çdo emigrant shqiptarë për një jetë më të mire.
Ajo zbuloj se verbëria nuk është një limit, që kufizon aftësinë e saj për të qënë e sukseshme falë punës e meritokracisë.
Në kampionatin paralimpik të Polonisë, shqiptarja garon së bashku me partnerin e saj Emanuele De Marino, atlet në garat 100m, 200 m, 400m.
“Kjo është një sfidë e re për ne, thotë Arjola, pasi për herë të parë garojmë me fanellën italiane si prindër e rrugëtimi familjarë është jo vetëm i bukur por dhe mjaft impenjativ , por që nuk na larguar nga objektivat tona si sportistë të skuadrës kombëtare të atletikës së lehtë paralimpike italiane.”
Ata të dy janë një çift i përsosur duke formuar kështu “çiftin e ëndrrave” e siç shkruajnë në blogun e tyre.





