Shqiptarja Eleni Foureira vjen me një këngë të re.

Pas suksesit me “Fuego” në Eurovizionin e vitit të kaluar, e cila u rendit në vendin e dytë, “Triumph” është projekti muzikor, që sjell sërish Elenin plot energji në skenë.

Kënga është në gjuhën angleze dhe vjen me mesazhin që femrat të mos dorëzohen, pasi vetëm kështu do të triumfojnë.

Eleni Foureira ose Entela Fureraj është më origjinë nga Fieri. Ajo  përveç hiteve të saj, njihet dhe për faktin se në fillimet e karrierës së saj mohoi se ishte shqiptare. Ajo pati deklaruar se u detyrua ta fshehë origjinën për shkak të racizmit. Po tashmë kjo kaluar dhe Eleni thotë se është krenare se është shqiptare.