Një grua shqiptare ka humbur jetën pasi i doli trenit përpara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në linjën hekurudhore Brescia – Parma. 

"E pashë atë papritmas, dukej sikur po më priste dhe nuk mund të bëja dot asgjë për ta shmangur", ishte dëshmia e drejtuesit të trenit para autoriteteve italiane.

Sipas  medieve italiane gruaja kishte probleme mendore. Policia mendon se ky rast nuk është një aksident, por një akt i paramenduar nga gruaja duke u bazuar në historinë personale të saj.