Itali, 16 maj 2014– Shqiptarja Antoneta Hajmeli është shpallur kampione në Kampionatin Botëror të Picës që është zhvilluar në qytetin e Parmës në Itali. Shqiptarja që punon si picajole në qytetin e Goitos në Itali, la pas 630 konkurrentët e tjerë të cilët vinin nga 33 vende të ndryshme të botës.
Në këtë garë, mes konkurentëve më të mirë nga e gjithë bota, Antoneta përfaqësoi mjaft denjësisht vendin e saj të origjinës. Hajmeli ka emigruar në Itali shumë kohë më parë dhe jeton prej 14 vitesh në provincën e Mantovës në rajonin e Lombardisë.
Klasifikimi i 10 vendeve të para
1. Shqipëri – Antoneta Hajmeli
2. Australi – Johnny Di Francesco
3. Austria – Alessandro Pacelli
4. Belgjike – Franco Casani
5. Brazil – Maria Grazia Fraschini
6. Kuba – Juan Carlos Fuentes Clavel
7. Egjipti – Ibrahim Wagdy
8. Franca – Mario Alberti
9. Gjermania – Nicola Diana
10. Japoni – Haruyasu Kamo
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





