Një shqiptare është kapur duke vjedhur në një dyqan në Holandë. Ndërkohë që ajo po dilte nga dyqani, menjëherë rojet e sigurimit i janë vënë pas dhe e kanë kapur, duke i kërkuar të futej brenda.
Ajo ka kundërshtuar, duke u thënë se nuk kishte marrë asgjë, por rojat i kërkonin vetëm të futej brenda. Pas një hezitimi për pak minuta, gruaja ka tentuar të largohet, por atëherë rojet i janë vënë mbrapa dhe e kanë rrëzuar në tokë.
Siç duket dhe dëgjohet në video gruaja shqiptare, duke treguar dhe origjinën e saj, fillon e shan me fjalor shtëpie, “Ik mor të q…. r…”, i thotë ajo rojës së sigurimit. Ata e kapin gruan me zor dhe e fusin brenda.





