Kishte filmuar momentet e tyre intime gjatë takimeve kur kryenin marrëdhënie seksuale, dhe kur çdo gjë u ndërpre, mendoi që mund t’i shfrytëzonte videot dhe fotot për ta kërcënuar.

Prapa kësaj historie qëndron një 40-vjeçare shqiptare që përfundoi në prangat e Policisë së Astit, pasi kërcënonte ish-in e saj, po ashtu shqiptar, me video intime me skena seksuale.

Plani i saj ishte realizuar në mënyrë që ish-i dashuri 47-vjeçar t’i jepte asaj 20 mijë euro, në të kundërt ajo do të publikonte videot në internet, raportojnë mediet italiane.

Por, shqiptari në bashkëpunim me policinë italiane i ngriti një kurth. Të dy ranë dakord që të takoheshin para qendrës tregtare “Il Borgo”, ku 47-vjeçari do t’i jepte këstin e parë të parave. 40-vjeçarja nuk e dinte se ish-i dashuri ia kishte “punuar” bukur. Në momentin që ai i dha 2000 eurot, ndërhyri policia duke i vënë prangat shqiptares.

S.L.