Një adoleshente shqiptare ka lënë gojëhapur me talentin e saj jurinë greke.

Xhodi Lulati, 17 vjecarja nga Shqiperia me banim ne Greqi, ka marre pjese ne spektaklin “X Factor”, ku qe ne nisje eshte prezantuar dhe ka treguar origjinen, zgjodhi te merrte pjese ne gare me kengen ” You Know i’m no good”, duke i lene te mahnitur kater anetaret e jurise.

“Dhe pse nje kenge e thjeshte, arrite te me mbaje gjithe kohes te perqendruar tek ty. Kishe nje menyre per te na e servisrur kete kenge, shumeee bukur”, ishte komenti i pare.

“Me pelqeu shume lirshmeria jote, madje ne nje moment vure doren ne xhep, por pastaj e hoqe se the ‘lere me mire’, (qesh), je nje qenie shume e embel dhe me ze te mrekullueshme”, i komenton nje tjeter anetare.

Pas kater komenteve teper pozitive, Xhodi shkoi ne shtepi me 4 “PO”, dhe me duartrokitjet e shumta te publikut.