3dhjetor 2015 – Mashtrimi i shqiptares ka ndodhur në Amerikë. Anisa Llega, 24 vjeçe, nga Fushe-Kruja akuzohet se i ka marrë mbi 100 mijë dollarë një të moshuari amerikane me anë të mashtrimit.
Anisa Llega mori këtë shumë parash nga një 84-vjeçar, për të cilin punonte si pastruese për shtëpinë duke i thënë se vuante nga kanceri dhe se i duhej të bënte një operacion në tru për të hequr tumorin.
I moshuari i ve e kishte njohur shqiptaren në një restorant ku ajo punonte si kameriere. Policia ka arrestuar 24-vjeçaren me akuzën e vjedhjes. Llega ka pretenduar se vuante nga një tumor në kokë dhe se i kishin mbetur dhe pak kohë për të jetuar, shkruan shqiptarja.com
Ndërkohë që ajo pretendonte se po kryente operacionin me 30 mijë dollarë që i kishte marrë amerikanit, shqiptarja ndodhej me pushime në Miami. Gjithashtu, 84-vjeçari i ka paguar shqiptares për të paguar makinën, borxhet për shkollën dhe fatura të tjera.
Sipas policisë, Llega i ka marrë të moshuarit më shumë se 100 mijë dollarë gjatë tri muajve të fundit. Gjithashtu 84-vjeçari kishte kaluar në llogarinë e shqiptares dhe një shumë të ngrirë.
Policia ngriti dyshime për skemën e mashtrimit pasi një i afërm i viktimës raportoi për këtë çështje.
Shqiptarja do të akuzohet për vjedhje dhe ajo ka lënë peng 200 mijë dollarë për të fituar lirinë me kusht.
/portali DurrësLajm/