30 nëntor 2015 – Një shqiptare 28 vjeçe kërkonte nga ish-i dashuri i saj biznesmen 20 mijë euro për ndërprerjen e marrëdhënies. Suela Dijeri, duke mos duruar dot idenë që e kishin lënë, vendos të hakmerret ndaj ish-it të saj.
Ajo “punëson” dy miqtë e saj për t’i bërë presion ish-të dashurit. Dy shokët, njëri 31 dhe tjetri 25 vjeç, ushtruan dhunë fizike ndaj italianit. Fillimisht, dy agresorët u hoqën si policë dhe pasi e ndaluan për një kontroll, e sulmuan me grushte dhe shkelma biznesmenin duke e bërë për spital.
Sipas "La Stampa"-s, ngjarja ka ndodhur në Torino në fund të muajit tetor, ndërsa me 21 nëntor, ata i kanë dërguar një pako me katër plumba dhe një bombë molotov. Nëse nuk paguante shumën e kërkuar, ata do t’i tregonin bashkëshortes së biznesmenit për lidhjen e fshehtë.
Italiani, baba i dy fëmijëve ka denoncuar ngjarjen në polici që solli më pas dhe arrestimin e shqiptares dhe dy italianëve Pasuqale De Masi, 31 vjeç dhe Giovanni Alessandro Nesci, 25, të cilët aktualisht janë lënë të tre me arrest shtëpie.
/S.L. portali DurresLajm/