16 maj 2015 – Një shqiptare nga Presheva ka marrë çmimin prestigjioz si nxënëse e ekselencës nga Presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimin “Academic Excellence” për talentin e saj në aktrim, Gresa Mustafa 18-vjeçare, e ka marrë nga vetë Presidenti Barack Obama. Ky çmimi i ka hapur nxënëses shqiptare shumë dyer, ndër të cilat janë bursat e studimit në universitetet më të kërkuara amerikane.

Gresa Mustafa është nxënëse e “Glenbard North High Schol” në Chicago. Pjesën më të madhe të ditës e kalon në teatër, ku njihet për rolet e shumta në shfaqjet për të rinjtë në qytetin e Chicagos.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/