Një grua shqiptare në Itali ka kërcënuar se do t'i jepte fund jetës duke u hedhur nga një vinç.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në Monza dhe shkak mendohet të ketë qenë një padrejtësi që i ishte bërë zonjës me origjinë shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se gruaja rreth 50 vjeç ka kërkuar që të flasë me programin televiziv "Le Iene" për të denoncuar këtë gabim që ajo pretendonte se ishte bërë nga drejtësia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia e Monzas bashkë me zjarrfikësen të cilët bënë të mundur shpëtin e gruas shqiptare.

Gruaja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ajo u mbajt në vazhgim deri në mbërritjen e bashkëshortit të saj, i cili kishte njoftuar policinë.