Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila përfaqëson Qipron këtë vit në Eurovizon, skenës të së cilit i vuri "flakën" mbrëmjen e shfaqjes, është vlerësuar mjaft nga mediat e huaja dhe jo vetëm.
Por përpos suksesit në muzikë, mediat greke kanë zbuluar se ajo është në një lidhje prej 1 viti me futbollistin e njohur spanjoll Alberto Botia.
Ata kanë publikuar disa foto të tyre ku duken në plazh duke shijuar rrezet e diellit dhe transmetojnë shumë dashuri me njëri-tjetrin.





