Shkrimtarja me origjinë shqiptare, Ismete Selmanaj Leba është nderuar me çmimin "Holmes Award 2019" për librin e saj "I bambini non hanno mai colpe" (Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë).
Ky çmim iu akordua shkrimtares shqiptare në Napoli të Italisë, ndërsa ajo zgjodhi që këtë triumf t’ua dedikojë fëmijëve që vuajnë sot e kësaj dite fenomenin e saj.
"Ua kushtoj këtë çmim të gjithë fëmijëve të burgosur në shtëpi, në emër të një kodi të lashtë shqiptar, Kanunit. Ata janë viktima"-tha ajo, përcjell Albinfo.
Përmes këtij libri, shkrimtarja dërgoi në Itali historinë e Kanunit dhe fenomenin e gjakmarrjeve në vendin tonë. Ajo ka theksuar se vetëm duke folur për problematikat dhe dukuritë arrihet të ndihmohet shoqëria.
Një vit më parë Selmanaj Leba mori edhe një çmim nga Fondacioni "Harpa" në Fier të Shqipërisë, për kontributin dhe përfaqësimin e zërit të autorëve shqiptarë në Itali.