Një 40- vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së saj, raportojnë mediat greke.
Sipas protothema.gr mësohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të banesës së saj, në rrugën Aghia Paraskevi në Chaidari.
Gruaja, e cila u qëllua në kokë, u çua në një gjendje të rëndë në spitalin Tzaneio në Piraeus por që më vonë ndërroi jetë.
Policia po kërkon autorët e krimit dhe po heton nëse këta autorë kanë pasur njohje me viktimën.





