Itali, 21 maj 2014 –  Shqiptarja Franceska Blido, 24 vjeç, dhe tre shoqet e saja rreth të njëzetave po udhëtonin me tren pa biletë nga Milano për në stacionin e Ventimiljas. Fatorinoja e më pas kryetari i trenit u kërkuan biletat, ndërsa ato filluan t’i shanin madje edhe të godisnin fatorinon.

Në stacionin e Mongrifones ndërhyn policia. Franceska jo vetëm, që nuk i bindet urdhërave të tre policëve, por i shan bashkë me tri shoqet e saj. Më pas i godet dhe arrin deri aty sa e kafshon njërin prej policëve në krah. Me shumë vështirësi policia arriti t’i arrestojë katër femrat, ndërsa treni vazhdoi udhëtimin me 45 minuta vonesë.

Gjykata, gjykim të shkurtuar, e dënoi Franceskën dhe dy shoqet e saj në moshë madhore me nga 4 muaj burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/