Erika Bitanji është vajza shkodrane që po shkëlqen në skenën e “Idol 2017” në Suedi.

Ajo mori pjesë në audicionet e konkursit muzikor me këngën Chandelier të këngëtares Sia.

Që atëherë, Erika mahniti jurinë dhe ka arritur t’ia dalë në fazat e tjera.

Një tjetër sfidë e radhës për Erikën nga Shkodra, do të jetë këtë të premte kur do të vendoset nëse ajo do të jetë apo jo pjesë e finales së madhe.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese Erikës, për të fituar çmimin e madh të Idol 2017.