Një adoleshente shqiptare me banim në Trikala të Greqisë ka tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga lartësia.

15-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës pasi ishte përjashtuar nga shkolla.

Sipas medieve greke, shkak i përjashtimit nga shkolla janë bërë zënkat që kishte pasur me disa nxënës të tjerë. Mësohet se adoleshentja ka qenë pre e ngacmimeve të vazhdueshme të bashkëmoshatarëve të saj.

Pas negociatave me policinë, shqiptarja vendosi të zbriste dhe më pas u shoqërua në shtëpi nga prindërit.