Karabinerët italianë kanë shpëtuar për mrekulli një vajzë shqiptare e cila po tentonte të vetëvritej duke u hedhur mbi një urë në stacionin hekurudhor të Via Mares pranë qytetit të Monzës. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm ata të cilët kanë parë veprimin e 27 vjeçares shqiptare dhe lajmëruan menjëherë policinë.

Karabinierët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bindur vajzën e re që të mos kryente një veprim të tillë, ndërsa po hetohet për shkaqet.