Kosovë, 27 maj 2014 – Një shqiptare ka therur me thikë një serb në Banjskë të Mitrovicës.

Bëhet me dije se shtetasi i Kosovës i etnisë serbe ka marrë lëndime të shumta në pjesën e stomakut.

Policia ka informuar se therja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave të përfshirë në ngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, serbi është dërguar në spital, ndërsa shqiptarja është mbajtur në paraburgim me urdhër të prokurorit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/