Një shqiptare 56 vjeçe ka therur me thikë të dashurin e saj italian dhe më pas i ka vënë flakën.

Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur një vit më parë, më 9 mars të 2015-s, por është zbardhur vetëm tani.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptarja Teuta Mihali e qëlloi italianin Corrado Vantini, i moshës 59 vjeç, me një thikë kuzhine brenda një makine me të cilin ata po udhëtonin. Më pas, ajo i vuri flakën mjetit bashkë me trupin dhe u largua.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, çifti kishte probleme të shpeshta dhe besohet se italiani i kishte kërkuar shqiptares që t’i jepnin fund lidhjes dhe kjo ka qenë asryeja që e shtyu gruan drejt krimit të rëndë. 

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një parkingu. Policia zbardhi gjithashtu edhe tabulatet e saj telefonike.

Fillimisht, Teuta Mihali e mohoi që ta ketë kryer ajo krimin e rëndë, por më pas e pranoi vrasjen dhe rrëfeu gjithë ngjarjen.