15 korrik 2015 – Transgjinorja shqiptare Edona James, 27 vjeçe, që jeton në Gjermani, ka zënë një hapësirë edhe në prestigjiozen 'Bild' duke treguar detaje nga jeta e saj e pazakontë.

Për gazetën gjermane shqiptarja rrëfehet: “Kam lindur në trupin e gabuar, gjithmonë jam ndjerë më mirë si femër”.

Dikur ishte një djalosh i thjeshtë kosovar, por Edona u kthye në femër para tri vitesh, ndërsa procesin e shndërrimit e ka nisur që në moshën 16 vjeç. Gjoksin e saj të zmadhuar, plot 1.5 kg silikon në secilin prej tyre, e ka bërë në Poloni, pa pyetur më parë prindërit.

'Bild' ka mësuar se ajo ka punuar më parë edhe si prostitutë. Kjo ishte arsyeja pse i shoqi u divorcua me të, dy vite pas martesës së ëndrrave.

“Nuk mërzitem, jam ndarë me të mirë me të”, thotë Edona, e cila aktualisht është beqare.

Tashmë 27-vjeçarja do të jetë pjesë e një reality show, të titulluar “Adami kërkon Evën”, një program në të cilin burra dhe gra takohen të zhveshur krejtësisht në një ishull, pijnë qumësht kokosi, tregojnë detaje intime nga jeta e tyre e mëparshme dhe përqafohen në ‘krevatin’ e tyre në rërë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/