Një grua shqiptare 41-vjeçare është arrestuar për vjedhje në një qendër tregtare, ndërkohë që djali i saj 18-vjeçar është shoqëruar, pasi ndihmoi të ëmën të realizonte vjedhjen.

Ngjarja ka ndodhur teksa shqiptarja kishte mbushur çantën me disa veshje të H&M, por u pikas gjatë kohës që do dilte pasi u ndez alarmi.

Mediet italiane raportojnë se djali i saj nisi të ulërijë, në mënyrë që të bënte kaos brenda qendrës për të tërhequr vëmendjen, ndërkohë që e ëma të përfitonte dhe të ikte me vrap.

Gjithçka ka qenë e kotë, pasi policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka kapur gruan pasi kishte dalë në rrugë.

Gruaja doli para gjykatës ku iu provua fajësia. Pronari i dyqanit dëshmoi se ajo kishte marrë në cante produkte me vlerë 360 euro.