DURRËS, 25 shkurt 2015 – Tërheq vëmendjen fakti se për zona minore si Divjaka, Roskoveci, Patosi, Selenica, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Libofsha, Bulqiza, Gramshi, Vora, Përrenjasi, Librazhdi etj. janë caktuar të deleguar të SHQUPP-it për zgjedhjet e 21 qershorit 2015 në bazë të ndarjes së re territoriale. Këto njësi që u përmendim më sipër janë me popullsi shumë më të vogël se komuna aktuale e Xhafzotajt, që përshihet në bashkinë e Shijakut bashkë me Manzën dhe Gjepalajn, dhe, megjithatë, qyteti buzë Erzenit, një ish-nënprefekurë në kohën e mbretërisë, është shpërfillur, pasi deri tani nuk ka të deleguar. Është e çuditshme “mendjelehtësia” e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe shpurës së tij ndaj një prej degëve të para të së djathtës, qysh në vitin 1991, që ka pasur për deputet të ndjerin Azem Hajdari.
Më shumë me Shijakun merret kryetari i degës së PD-së së “lalës së madh”, Osman Stafa, që nuk ka pranuar praninë e kreut të shumicës qeverisëse Edi Rama në legalizimet. Rama po synon që e majta të fitojë edhe Shijak-Xhazotaj-Manzë-Gjepalajn. Faqja në FB e degës së PD-së së Shijakut i bën “like” faqes zyrtare të Agron Dukës, i cili aspiron Durrësin. Në Shijak demokratët shohin ëndrra: ah, sikur Goni të “luajë” për Erzenin!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





