ITALI, 16 prill 2013 – Një 47 vjeçar është shqyer nga qeni në oborrin e shtëpisë së tij në Pavia. Nga ajo që raportojnë mediat italiane mësohet se burri ishte i ve dhe jetonte i vetëm. Ai prej disa ditësh po mbante në shtëpinë e tij qenin e një mikut të tij që pasditen e sotme, në mënyrë të papritur, e ka sulmuar.
Kanë qenë fqinjët e viktimës ata që njoftuan policinë për ngjarjen. Burri është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë pak më vonë. Qeni që e ka sulmuar i përkiste racës Dogue de Bordeaux.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





