Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës informon qytetarët se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë në zonat Arapaj dhe Rrashbull.
Kjo situatë është shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike gjatë orarit 00:30 – 06:00, në dy stacionet e pompave Fushë Kuqe dhe Fushë Milot, si pasojë e një defekti në linjën 110 kV të OST.
Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e plotë të furnizimit me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.





