Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka zgjeruar aktivitetin e saj në shërbime dhe mirëmbajtje në disa zona të qytetit dhe pjesë të territorit që janë bërë pjesë e saj. Një pjesë e punonjësve janë marrë me punën për riparimin e zgarave shimbledhëse në lagjen nr 10 të qytetit të Durrësit.
Pas konstatimit të dëmtimit të disa prej zgarave që gjenden në rrugët e kësaj lagje, punonjësit e ujësjellësit nisën pastrimin e kanaleve si dhe vendosjen e zgarave të reja. Këto janë ndërtuar për disiplinimin e ujërave të shiut në një zonë e cila në raste reshjesh paraqet problematika të ndryshme, duke qenë se shumë ndërtime gjenden në pjesën e kodrës. I njëjti proces punë është kryer nga punonjësit e SHRUKD edhe në zonën e Plazhit ku disa kolektorë kanë qenë të bllokuar nga aluvionet që sollën reshjet e shiut.
Këto janë punime që janë kryer nga punonjësit e sektorit të kanalizimeve, të cilët ditët e fundit kanë ndërhyrë edhe në disa zona të qytetit, kryesisht për pastrimin e pusetave dhe zhbllokimin e kolektorëve.
Ndërhyrja në fjalë është zhvilluar gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi normal i automjeteve gjatë ditës.
Një aksion i ngjashëm është zhvilluar së fundmi edhe në qytetin e Krujës, ku ka qenë e nevojshme vënia në punë e autobotit teknologjik për të rikthyer në normalitet pusetat e bllokuara.
Falë përparësive teknike të këtij autoboti, mundësohet zhbllokimi i kolektorëve dhe nyjeve problematike të kanalizimeve në kohë rekord.





