Lacio e Thomas Strakoshës ka zhgënjyer në shtëpi, duke u mposhtur me rezultatin 1-3 nga Udineze në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Serisë A.
Humbja e tretë për të kaltërit e Inzagit, të cilët janë shumë larg pritshmërive këtë sezon.
Pavarësisht se u rikthye si titullar pas një mungese afro 1 mujore, gardiani shqiptar, nuk arriti të shmangte këtë humbje të hidhur të skuadrës së tij.
Arslan, Puseto dhe Foresteri ishin autorët e golave për bardhezinjtë, ndërkohë që për Lacion, golin e vetëm e shënoi Imobile me penallti në minutën e 74.





