Shtatë studentë ekselentë janë punësuar në Doganën e Durrësit. Duke nisur nga kjo e hënë, shtatë të rinjtë e të rejat janë pjesë e sektorëve operacionalë të Doganës.
Lajmin e bën të ditur vetë dega e Durrësit në faqen e saj në “Facebook”, ku shkruan:
“Ne kuader te Vendimit te Keshillit te Ministrave per Punesimin e Studenteve te Ekselences ne Institucionet e Administrates Shteterore, sot ne Degen Doganore Durres fillojne punen ne Sektoret Operacional te saj 7 studente ekselente.
I urojme suksese ne diten e pare te punes.”





