Ndryshimi më i madh i njerëzve të pasur dhe atyre me të ardhura mesatare nuk qëndron te sasia e parave që ata fitojnë, por te mendimet dhe veprimet e tyre.
Autori Robert Kiyosaki shkruan në klasikun personal financiar “Babai i pasur Babai i varfër”, shtatë gjëra që njerëzit e pasur nuk thonë kurrë:
1-Si mund ta përballoj?
2-Unë punoj për paratë e mia.
3-Kur vjen puna te paratë kini kujdes. Mos ndërmerrni rreziqe.
4-Shtëpia ime është pasuri.
5-Studioni shumë që të gjeni një kompani të mirë ku të punoni.
6-Unë nuk do jem kurrë i pasur.
7-Paraja është pushtet.





