14shtator 2015 – Monumenti i John Lenonit, i vendosur në lulishten e vogël pranë portit,  prej tre vjetësh ka mbetur pa syzet emblematike të këngëtarit dhe kompozitorit të famshëm të Beatlesave.

Skulptori Qazim Kërtusha ka vendosur të provojë edhe një herë, duke gjetur një zgjidhje më të mirë profesionale.

 

 

 

Së bashku me specialistët e Fonderisë artistike ku u derdh monumenti i John Lenonit, autori Kërtusha synon që syzet të mbeten përgjithmonë si element i kësaj figure.

Kjo nuk është hera e parë e dëmtimit të monumentit. Pak javë pas instalimit të tij në vitin 2011, skulptori realizues Qazim Kërtusha u detyrua të zëvëndësojë gjashtë herë radhazi syzet metalike, të cilat bëheshin pre’ e ndonjë fansi. Falë ndihmës së një axhustatori durrsak syzet emblematike u rivendosën disa herë, por aktualisht Lenonit në bronz i mungojnë sërish syzet. Megjithatë autori nuk dorëzohet. 

John Winston Lennon (9 tetor 1940 – 8 dhjetor 1980) është një figurat më të dashura të periudhës së rinisë sonë, pasi i këndoi pikërisht lirisë së munguar-tha autori Qazim Kërtusha.

Muajt e fundit në të njejtën lulishte ku ndodhet Lenon, janë instaluar edhe figurat në bronx të artistëve të shquar botërorë Tina Tërner, Bob Dilan dhe Mik Xheger.

/portali DurresLajm/