Shtatë kandidatë për deputetë kanë dorëzuar kërkesat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’u tërhequr nga gara elektorale e 11 majit.
Mes tyre janë edhe dy kandidatë nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet i Adriatik Lapajt: Averdi Syla në Kukës dhe Joan Sotir në Korçë. Sipas dokumenteve të depozituara në KQZ, arsyeja zyrtare e tërheqjes së tyre lidhet me shkaqe shëndetësore.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në këto vendime, ndërsa KQZ pritet të miratojë kërkesat e tyre në vijim.